Do të mësohet sot tabloja e plotë e 16 skuadrave që “luftojnë” për një biletë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Partizani, Luftëtari dhe Kukësi janë skuadrat e para që kanë prerë biletën për më tej, teksa Apolonia duket se është ekipi më i privilegjuar i kësaj faze.

Fierakët kalojnë pa luajtur asnjë minutë përballë Kamzës, me kryeqytetasit që bojkotuan ndeshjen e parë. E njëjtë histori pritet të ndodh edhe pasditen e sotme, me Apoloninë që do të kalojë pas dy fitoreve në tavolinë.

Ndërkaq, duelet e programuara për tu luajtur sot, në orën 14:00 vijojnë si më poshtë:

Besa-Egnatia Rrogozhinë (1-0)
Besëlidhja-Korabi (1-2)
Bylis-Pogradeci (4-0)
Dinamo-Erzeni (0-3)
Flamurtari-Koplik (2-3)
Kastrioti-Iliria Kruja (1-2)
Tirana-Shënkolli (0-0)
Laçi-Elbasani (0-0)
Oriku-Lushnja (1-2)
Skënderbeu-Devolli (4-1)
Teuta-Tërbuni (2-0)
Vllaznia-Burreli (1-0)

(Në kllapa rezultati i ndeshjes së parë)

Artikulli paraprakTATIMET SQAROJNË PËRJASHTIMIN NGA TVSH PËR FURNIZIMIN E SHËRBIMEVE ARSIMORE
Artikulli tjetërSITUATA POLITIKE/ LULZIM BASHA MBLEDH ALEATËT NË SELINË BLU