Vllaznia ka fituar 2-1 ndeshjen e parë të kupës së shqipërisë me Kamzën, përballje kjo e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Miqtë shënuan të parët në pjesën e parë dhe Vllaznia shkoi në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e një goli.

Në pjesën e dytë Vllaznia ktheu gjithçka në favorin e saj me dy gola nga Marku dhe Zhunjor.

Fillimisht ai që barazoi rezultatin është mbrojtësi shkodran Antonio Marku duke rikthyer shpresat.

Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Hasan Lika tha se ishte fitore e merituar ndërsa trajneri i Kamzës Ernest Gjoka u shpreh se kualifikimi ende nuk ka mbaruar.

Artikulli paraprakPUBLIKOHET AUDIO-MESAZHI I FUNDIT I SALA: AVIONI PO SHKATËRROHET. KAM FRIKË!
Artikulli tjetërDOLI NGA SHQIPËRIA ME 18 KG DROGË, KAPET SERBI NË MALIN E ZI