Veleçiku ka marrë një fitore në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë duke mundur një ekip me emër si Flamurtari. Koplikasit fituan 3-2 përballë vlonjatëve në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Pas fitores trajneri i Veleçikut Besnik Duli deklaroi se skuadra e tij do ta ketë vëmendjen në Kategorinë e Parë për të siguruar mbijetesën dhe Kupa është në plan të dytë

Trajneri i Flamurtarit Dritan Sadetini shprehet se pavarësisht humbjes me koplikasit në takimin e kthimit do të kërkojë kualifikimin ndërsa vlonjatët do të përqëndrohen edhe në Superligë duke qenë se janë një ekip me probleme

Veleçiku shënoi golin e parë me Çokaj por Flamurtari realizoi dy gola të tjerë në pjesën e parë me anë të Hoxhaj. Në pjesën e dytë koplikasit zhvilluan një lojë të mirë duke kthyer rezultatin me dy gola të shënuar nga Zaraj dhe Banushaj dhe duke fituar 3-2 këtë përballje të parë në Kupën e Shqipërisë.

Artikulli paraprakBASKET, ME VLLAZNINË FIRMOS AMERIKANI VOSS DHE LLAZANI
Artikulli tjetërKUPA, BURRELI-VLLAZNIA 0-1, SHKODRANËT DREJT KUALIFIKIMIT