VERILINDORET FITOJNË 2-0 NDAJ NEFTÇI BAKU, SKËNDËRBEU VAZHDON ME HUMBJE. Ekipet Shqiptarë që do të marrin pjesë në Kupat e Europës janë duke realizuar përgatitjet e fundit për përballjet kualifikuese. Kukësi po tregon formën më të mirë sportive nga skuadrat shqiptare para pjesëmarrjes në Kupat e Europës. I gjendur në Austri për përgatitje, ekipi nënkampion i vendit, që ka pasur shumë largime dhe afrime, ka luajtur të mërkurën miqësore ndaj një kundërshtari potent, sikurse është Neftçi Baku.

Verilindorët e drejtuar nga braziliani Troisi, në rolin e drejtorit teknik, sepse nuk kanë ende një trajner të konfirmuar, kanë bërë paraqitje mbresëlënëse, sidomos brazilianët e ardhur së fundi për provë. Rezultati dihet flet në favor të Kukësit, në shifrat 2-0. Golat u shënuan nga braziliani Moreira dhe Pero Pejiç. Kujtojmë se ashtu si Kukësi, edhe Neftçi Baku është ekip që merr pjesë në Ligën e Europës. Teorikisht, nënkampionët e Shqipërisë mund ta kenë përballë skuadrën e njohur azere në turin e dytë të këtij kompeticioni, nëse verilindorët kalojnë me sukses Torpedon dhe Neftçi superon Mladostin e Podgoricës. E ndërsa Kukësi fitoi miqësoren e djeshme, kampionët e Shqipërisë që do të na përfaqësojnë në Champions League humbën 4–1 nga rumunët e Krajovës. Arbër Abilaliaj ka realizuar brenda zonës kundërshtare golin e vetëm për Skënderbeun në humbjen e thellë, e cila nuk është një sinjal i mirë për drejtuesit e Skënderbeut në prag të ndeshjes së Champions edhe pse përballë do të kenë një kundërshtar të lehtë. Kjo është humbja e dytë e Skënderbeut pas asaj me Spartak Trnavën.

PUBLICITET