RAINERI MENDON PËR NDESHJEN ME FLAMURTARIN. Vllaznia ka kaluar më tej në Kupën e Shqipërisë, ndonëse e kishte siguruar kaulifikimin që në ndeshjen e parë, ndaj Kastriotit duke fituar 4-0 në Krujë.

Ndeshja e dytë në Shkodër ka qenë e një niveli të dobët duke barazuar 0-0, ku skuadra shkodrane luajti me formacion të dytë. Megjithatë ndeshja ka vijuar e qetë dhe pa shumë interes në të dy pjesët e takimit ku në fund skuadrat e ndanë me rrjeta të paprekura. Pas ndeshjes, tekniku i Vllaznisë është fokusuar më shumë tek takimi në fundjavë me Flamurtarin. Kjo ndeshje kaloi ashtu siç duhej, pasi ne e kishim siguruar kualifikimin. Ne si ekip do të kërkojmë të bëjmë maksimumin ne ndeshjen e radhës te kupës ne kupe, por ketë jave jemi te përqendruar tek ndeshja me Flamurtarin. Pikërisht ndeshja me Kastriotin na ka shërbyer shume për fundjave, pasi atje jemi te përqendruar maksimalisht. Ne do te kërkojmë te bëjmë maksimumin pasi kemi nevoje urgjente për fitore. Lajmi për rikthimin e tifozëve është shume i mire, pasi do te na mbështesin dhe uroj te kete një numër sa me te madh ne mbështetje te ekipit. Shpresojmë dhe urojme qe te fitojmë ndaj Flamurtarit pasi është shume e nevojshme ne këto momente.Në fakt e gjithë vëmendja tashmë është e fokusuar për ditën e shtunë. Një lajm i mirë ka mbërritur dhe nga drejtuesit e skuadrës të cilët ditën e enjte do të paguajnë gjobën për katër ndeshjet e dënuara pa tifozë, duke bërë që skuadrës ti rikthehet tifozeria në stadium. Fakt ky që mund të ndikojë pozitivisht që Vllaznia pas 6 javësh të mund të arrijë një fitore që mund të vlejë shumë për të vijuar mbijetesën në këtë sezon futbollistik.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Oyampq7ZeWg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]