VLLAZNIA FITON NË TRANSFERTË 0-1, VENDOS GOLI I SHËNUAR NGA SOSA. Ndryshimet e fundit te skuadra e Vllaznisë në bordin drejtues duket se kanë ndikuar për mirë.

Pas fitores minimale dhe me shumë djersë ndaj Flamurtarit, vjen sërish suksesi i radhës. Këtë herë kuqeblutë e drejtuar nga tekniku italian, Ranieri kanë marrë një tjetër fitore të mundimshe ndaj Apolonisë në fushën e këtyre të fundit.
Goli i realizuar nga sulmuesi uruguaian, Sosa ka mbetur në fuqi për gjithë takimin duke i siguruar një fitore me mjaft vlera Vllaznisë dhe njëkohësisht duke e larguar përkohësisht nga “zona e ftohtë” e rënditjes. Pavarësisht lojës të mirë dhe presionit të vazhdueshëm sidomos në pjesën e dytë, Apolonia nuk ka mundur të dalë nga kjo ndeshje qoftë edhe të paktën me 1 pikë.
Me rezultatin e arritur sot, Vllaznia në vendin e 7-të në kuotën e 14 pikëve duke kaluar përkohësisht Teutën e cila ka 13 pikë. Ndërkohë Apolonia vazhdon të mbetet e parafundit me vetëm 8 pikë të grumbulluar në 15 javë kampionat dhe duke qenë një nga ekipet që rezikon më shumë sëbashku me Elbasanin.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/H7k3ULK6DQc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]