Shqipëria ka kaluar në avantazh shumë shpejt në Elbasan Arena pasi Bekim balaj ka ndëshkuar Andorën në minutën e gjashtë.

Ka nisur ndeshja e parafundit në grupin H eliminator për Shqipërinë e cila sonte pret Andorën në Elbasan Arena. Kuqezinjtë e Reja-s janë jashtë objektivit për të kaluar në fazën tjetër, por sonte luajnë për të treguar se kjo kombëtare është në rrijtje.

Ndërkohë në rast fitoreje Shqipëria do të ngjitej në kuotën e 15 pikëve, diçka e paarritur më parë nga kuqezinjtë.