STAR PLUS TV, NDEJK NGA AFËR MBËRRITJEN E “GLADIATORËVE”.Vërtet Shqipëria nuk pati mundësi të kishte mbështetjen e tifozëve në stadiumin Partizani në Beograd, por në aeroportin “Nënë Tereza” mbi 3 mijë tifozë e shndërruan si asnjëherë më parë Rinasin në një stadium të vërtetë për të pritur rreth orës 03:30 të mëngjesit lojtarët e kombëtares sonë. Menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Rinasit, Presidenti i Federatës Armando Duka, trajneri Gianni De Biasi si dhe kapiteni Lorik Cana të shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Arsimit dhe Spoteve Lindita Nikolla, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 “Vijmë nga një eksperiencë traumatike, po luanim mjaft mirë. Tensioni i ndeshjes ndikoi në zhvillimin e ngjarjes. Kanë hyrë tifozët që ndërhynë në ndeshje.” tha De Biasi.Kapiteni Lorik Cani, protagonist i sulmeve dhe dhunës ndaj ekipit kombëtar, rrëfeu para mediave gjithçka ndodhi në fushën e Beogradit në ndeshjen me Serbinë e cila u detyrua të ndërpritej pas dhunës së tifozëve mbi futbollistët kuqezinj. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/YhZiHXO8pEs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]