Ndotja e ajrit në Bangkok ka arritur në atë nivel, sa që qytetarëve ka filluar t’iu rrjedh gjak nga hunda dhe të kolliten pandërprerë.

Smogu i madh mbulon qytetin për javë të tëra, kurse banorët vazhdimisht mbajnë maska që të mbrohen nga sëmundjet e ndryshme që mund t’ju shkaktohen.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe dhe video të ndryshme, ku shihet se si qytetarëve u rrjedh gjak nga hunda, madje edhe kafshët shtëpiake janë duke vuajtur pasojat e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Nëpër dyqane ka filluar të ndihet mungesa e maskave mbrojtëse, sa që qytetarët janë detyruar të improvizojnë duke i bërë me materiale të ndryshme të rrobave.

Tajlandezit Nutavut Sirichainarum i ishte mbushur edhe grushti me gjak, e për këtë ai fajëson sasinë e madhe të pluhurit që qarkullon në vendin ku ai jeton.

“Dy ditë më parë, kam pasur dhimbje të mëdha në hundë dhe mezi arrija të merrja frymë. Jam kollitur tërë natën, e të nesërmen më është përkeqësuar gjendja dhe kam vërejtur se po më rrjedh gjak nga hunda.

Kam qenë i shokuar pasi një gjë e tillë kurrë më parë nuk më kishte ndodhur”, ka shtuar ai.

Shumica e banorëve janë diagnostifikuar me infeksion të thellë në mushkëri, me vjellje dhe kollitje të vazhdueshme.

Ndërkaq autoritetet kanë njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbyllin përkohësisht 437 shkolla për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.

Emetimi i gazrave, fabrikat, ndërtimi i pakontrolluar dhe djegia e kulturave bujqësore, janë disa nga shkaqet e ndotjes së ajrit në këtë vend.

Artikulli paraprakPOPULLSIA E TURQISË RRITJE 1.2 MILION NË VITIN 2018
Artikulli tjetërPAVARËSIA E KOSOVËS BËN BASHKË SHQIPTARËT NË ZVICËR