Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kujtoi sot subjekteve zgjedhore se listat e kandidatëve për deputet dhe dokumentacioni shoqërues duhet të dorëzohen brenda datës 29 prill, që është dhe afati i fundit ligjor.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e institucionit zgjedhor, Drilona Hoxhaj, sqaron se KQZ do të bëjë verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe te formularëve të dekriminalizimit, për ta përmbyllur procesin e regjistrimit të listave shumëemërore brenda datës 5 maj.

Duke e konsideruar këtë moment një fazë të rëndësishme të procesit, KQZ sjell në vëmendje të subjekteve se listat shumëemërore të kandidatëve duhet të përmbajnë disa të dhëna. Mes tyre, për herë të parë, do të dorëzohet edhe lista e plotë e kandidatëve për deputet në formatin elektronik, sipas atij të miratuar nga KQZ, ku veç të tjerave do të shtohet si e dhënë edhe mëmësia dhe vendlindja.

Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, kandidatët për deputet duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin e dekriminalizimit. Pjesë e dokumentacionit te kandidimit, duhet të jetë edhe jetëshkrimi (CV) për secilin kandidat.

Kjo risi, do t’u japë zgjedhësve mundësinë të njihen me kandidatët për deputet, për të cilët do të votojnë në zgjedhjet për Kuvend

Artikulli paraprakHABIT POLITIKANI I NJOHUR: KRIZËN TA ZGJIDHIN GRATË
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME MAKINËN E MBUSHUR PLOT ME KANABIS