Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar sot librin e tij më të fundit në Panairin e Librit. Është fjala për librin e sapo publikuar me titullin “Kur sunduesit grinden”, nga shtëpia botuese “Onufri”.

Interesi i lexuesve ka qenë i madh. Në prezantimin e librit ka qenë i pranishëm vetë Kadare i cili ka firmosur autografe për lexuesit.

Në veprën e re të Kadaresë bëhet një paralele filozofike ku trajtohen marrëdhëniet mes sunduesve të qiejve-perëndive, dhe atyre të tokës, siç janë personazhet e mëdha të politikës.

Mësohet ky libër është mbajtur gjatë në dorën e shkrimtarit Ismail Kadare, derisa u vendos për botimin e tij. Shpeshherë në bisedat me gazetarët, vetë Kadare ka folur për diktaturat që janë mbytëse për letërsinë, dhe kur është frymëzuar nga shkrimtarët e mëdhenj që me talentin e tyre i kanë sfiduar diktaturat.