Besimtarët mysliman kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin qëndror në qytetin e Shkodrës. Mijëra besimtar morën pjesë gjatë faljes së Kurban Bajramit.

Përgjegjësi i myftinisë së Shkodrës Arben Halluni në këtë ditë të shenjtë përcolli një mesazh të fortë për gjakmarrjen duke bërë thirrjet që familjet të pajtohen.

Ky mesazh i tij vjen dy ditë pas historisë së familjes Shkambi në Star Plus të cilët prej 4 muajsh janë të ngujuar.

Në fjalën e tij Halluni bëri thirrje edhe për një bashkim mes njerëzve.

Gjatë fjalimeve teolog të tjerë përcollën mesazhe për të gjithë besimtarët mysliman në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit.

 

Artikulli paraprakSI NISI ZJARRI QË SHKAKTOI 95 TË VDEKUR NË MATTI TË GREQISË, MEDIAT GREKE PUBLIKOJNË VIDEON
Artikulli tjetërKRERËT E SHTETIT UROJNË KURBAN BAJRAMIN