Policia ka bllokuar gjatë një operacioni drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, ndërsa ka arrestuar një person, që dyshohet se i ka vjedhur në disa banesa.

I arrestuari është Zef Marku 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, ndërsa municionet luftarake dhe materialet e ndryshme që dyshohet se i ka vjedhur i janë gjetur në magazinën e lokalit.

U sekuestruan;
– 2 kallëpe lëndë plasëse TNT
– 3 kapsolla elektrodetonatore
– 1 granatë difensive
– 310 fishekë model 56
– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë
– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër
– 20 celularë dhe 3 numra telefoni
– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)
– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)
– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)
– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)
– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Sipas policisë, këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga vjedhja e banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, ndërsa po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakPAMJE APOKALIPTIKE TË URAGANIT “MICHAEL”
Artikulli tjetërSUPERJAHTI 200 MILION EURO QË BËHET I “PADUKSHËM”