Ndërhyrja në kohë rekord e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti i cili agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Në datën 09 qershor 2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rudolf Lama, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja” dhe ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

 

Autori është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar i përdorimit të armës së zjarrit si dhe sekuestrohet arma e zjarrit, tip pushkë. Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

 

Në mesditën e datës 09 qershor shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama vëllai i Rudolf Lama, ku e ka goditur me levë hekuri duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

 

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

 

Policia e Kurbinit ka bërë të mundur ndërhyrjen në kohë duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

 

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

Artikulli paraprakLEZHË, UJËRAT E ZEZA NË DET, NDËSHKIME
Artikulli tjetërPREJ PESË VITESH JETOJNË ME UJËRAT E ZEZA