Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi iu gjetën dy mina me telekomandë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Skuter”, në pranga u vu Fatjon Llanaj, 36 vjeç nga Tirana.

“Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale”, sqaron policia.

36-vjeçaru akuzohet për për ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.