Nje 19-vjecar ka rene ne pranga e policise se Kurbinit pasi qarkullonte me arme pa leje.Nga kontrolli i çantës jane gjetur e sekuestruar edhe municione të tjera dhe drogë .

Më datë 13.07.2018, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u kap në një lokal në Kurbin, shtetasi :

– Rei Nelaj, 19 vjeç, banues në Kurbin

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të,

19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.Nelaj.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”