Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi qytetarët e kanë denoncuar për posedim të lëndëve narkotike.

Pas raportimit nga qytetarët, në pranga u vu shtetasi R.G.,50 vjec.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin,iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa”, tha policia.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakEDI RAMA DREJT VERIUT, MBËSHTETËS TË PD-SË E PRESIN ME PROTESTA (VIDEO)
Artikulli tjetërISHP: KA AKTIVITET ME INTENSITET TË LARTË TË GRIPIT