Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në sistemin bankar, në fund të gushtit, në raport me muajin e mëparshëm, u rrit 10 miliardë lekë, ose 1%. Në vlerë absolute, kjo është rritja më e madhe që nga gushti i vitit 2016. Efekti në gusht ka ardhur tërësisht nga valuta, (që u rrit me 16 miliardë lekë në gusht me bazë mujore), ndërsa kursimet në lekë shënuan rënie me gati 6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si depozitat e korporatave jofinanciare (bizneseve) ashtu dhe ato të individëve në euro janë rritur ndjeshëm në gusht. Por, teksa normat e interesit të kursimeve në euro janë pothuajse zero, klientët kanë preferuar që t’i mbajnë paranë të llogari pa afat.

Me bazë vjetore (12 muajt e fundit), totali i depozitave është rritur me 2.9%, ku sërish efekti ka ardhur nga valuta, stoku i kursimeve të së cilës është rritur me 26 miliardë lekë në një vit, nga 1.7 miliardë lekë që është efekti i monedhës vendase (kjo e fundit është ndikuar nga tërheqja e kursimeve me afat në lekë nga individët për shkak të normave të ulëta të interesit).

Artikulli paraprak‘MIGJENI’ GATI PËR FLUTURIM, RAMA PUBLIKON FOTOT: PASNESËR DREJT ITALISË
Artikulli tjetërBSH: KREDIA PËR BIZNESET KA FILLUAR TË RRITET PËRSËRI