PD ka depozituar në Kuvend, pr/ligjin për vettingun e politikanëve, por ende nuk dihet se kush janë organet që do ta bëjnë këtë proces.

Deputeti i PD, Ervin Salianji në përfundim të mbledhjes së grupeve të punës, PD-LSI tha se kryesorja është që qeveria të shprehet nëse do ta votojë apo jo këtë pr.ligj.

Pas votimit, tha ai do të shpalosen të gjitha hapet e mëtejshme. Ai hodhi poshtë zërat se ky proces pengon punën e drejtësisë.

Ervin Salianji: Propaganda që bëhet nga PS dhe Rama është që t’i shmengen vettingut të politikanëve. Vettingu është një proces paralel që ecen nga drejtësia.

Nuk e shmang vettingu i politikanëve hetimin nga drejtëisa, përkundrazi e ndihmon dhe largon personat e inkriminuar. Edhe sot nuk ndalohet që Spaku të hetojë familjarë të politikanëve, e pengon vetëm vullneti politik i kryeministrit.

Ne jemi duke e detajuar të gjithë platformën për largimin e personave të inkriminuar. Rama nuk e do vettingun dhe refuzon të votojë propozimin tonë të depozituar në Kuvend.

Ne mund të gjejmë çdo hapësirë procedurluiale për ta kaluar sa më shpejt në komisionet kuvendore apo dhe në seancë parlamentare për ta votuar thjeshtë, po ose jo!

Gazetari: Kush janë instituicionet që do bëjnë vettingun e politikanëve?

Ervin Salianji: Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi, sot ka një diskutimn nëse do apo nuk do. Nëse PS dhe qeveria refuzon vettingun nuk mund të diskutojmë për teknikalitete të cilat janë të parakohshme.

Ne i kemi përcaktuar të gjithë dhe i kemi sqaruar në pr/ligjin e depozituar në Kuvend. Hapet rruga për ndryshimet kushtetuese dhe të gjitha të tjerat do të pasqyrohen hap pas hapi.

Gazetari: Ju nuk keni besim te DSIK dhe SHKB, kush do ta bëjë verifikimin e pasurise?

Ervin Salianji: Ne kemi depozituar një projektligj, që parashikon të gjitha ndryshimet e nevojshme kushtetutese

Gazetari: Projektligji nuk e ka këtë, nuk parashikon ndryshimet kushtetuese

Ervin Salianji: Çdo teknikalitet është jo në shërbim të publikut. I gjithë procesi i vettingut do të nisë nga drejtuesit e institucioneve publike.

Nëse flasim për vettingun e politikanëve qëndrojmë këtu. Nëse ne nuk kemi besim, dhe pavarësisht mungesës së besimit po e paraqesim…

Ne edhe sot nuk kemi besim tek këto institucione. Mekanizmi është i parashikuar në ndryshimet kushtetuese.

Gazetari: Nuk është i parashikuar…

Ervin Salianji: Hap pas hapi do të shpalosim të gjitha. Vendimi i jonë i sotëm është që do të pranojmë apo diskutojmë cdo lloj hapi për të përshpejtuar votimin në kuvend.

Nuk ka negociata, ka vetëm votim. PO ose JO. Nëse votohet do të shpalosen të gjitha procedurat e tjera.

Artikulli paraprakISH-TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT, AHMETAJ: FATURA E DIKTATURËS 2 MLD $, BERISHA U ‘THAU ZORRËN’!
Artikulli tjetërSHEFI FITON 11 MILIONË DOLLARË NË ORË, PUNONJËSIT 12 DOLLARË