Policia e Shtetit reagon për arrestimin e një gruaje të shpallur në kërkim nga Italia për nxitje të terrorizmit.

Policia njofton se ka rënë në pranga 43-vjeçarja Lubjana Gjençaj, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë me qëllime Terroriste”.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen e personave me veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit

Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja:

Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 4 shtator 2020.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Artikulli paraprakRADHË KILOMETRIKE NË MORINË, NË PAK ORË HYJNË NË SHQIPËRI 25 MIJË TURISTË KOSOVARË
Artikulli tjetërISH-MINISTRI I SHËNDETËSISË KUJTON NËNË TEREZËN: KRENARI E PAKUFISHME PËR SHQIPTARËT