Kjo është 26-vjeçarja Desantila Sollaku (në foto) që u mbyt një ditë më parë në Kanionet e Holtës.

26-vjeçarja ishte kualifikuar si infermiere në një aplikim pune dhe pritej që brenda pak ditëve të nisej për në Gjermani.

Ajo kishte shkuar në zonën turistike me babain, nënën dhe vëllain, ku pasi kishin ngrënë drekën kishin hyrë në zonën e kanioneve dhe ishin duke ecur.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se rreth orës 16:40 ka pasur një shtim të papritur të prurjeve të ujit, çka ka bërë që disa prej personave që po vizitonin zonën të rrëzohen në atë që njihet si kanioni i tretë.

Mes tyre ka qenë dhe infermierja Desantila Sollaku, të cilën e ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Të afërmit e saj dhe vizitorë të tjerë të kanioneve kanë lajmëruar me vështirësi policinë, pasi zona kishte probleme edhe me valët e telefonit.

Vajza 26-vjeçare është gjetur vetëm pas dy orë kërkimesh, pasi uji e kishte transportuar trupin e saj pranë daljes së kanionëve.

Ndërkaq anëtarët e tjerë të familjes së Desantilës, babai 50 vjeç dhe i vëllai Denisi 20 vjeç janë nxjerrë me probleme të lehta shëndetësore dhe janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën bashkë me nënën e viktimës.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se numri i vizitorëve në kanionet e Holtës në fundjavë ka qenë i madh ndërsa Desantila Sollaku me familjen nuk kanë qenë e grupit të turistëve, pasi kishin shkuar privatisht në

Policia e Shtetit tha se pas mbytjes së 26-vjeçares, personat e tjerë që ishin bllokuar në kanionet e Holtës janë nxjerrë pa probleme nga zona e rrezikut gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi që ka zgjatur katër orë.

Në kryerjen e veprimeve në terren janë përfshirë edhe RENEA me polumbarët e saj, policia e Gramshit dhe Elbasanit si dhe efektivët zjarrfikës.

Artikulli paraprakANULOHET MISIONI I DYTË INDIAN NË HËNË, SHKAK PROBLEMET TEKNIKE
Artikulli tjetërANALIZA PËR 30 QERSHORIN DHE DATA E ASAMBLESË, RAMA MBLEDH KRYESINË E PS-SË