Suksesi i “Despacito”, hiti i këtij viti, ka kaluar të gjithë kufijtë dhe parashikime

Bashkëpunëtorët e këngës, me në krye Luis Fonsin, as nuk e kishin menduar se kënga e tyre do të arrinte këto përmasa… Por çelësi i suksesit ka një grup njerëzish prapa të cilëve fshihet një punë e tërë. Dhe kush mund ta merrte me mend se bukuroshi pas të cilit shumë vajza janë marrosur paska në grupin e tij edhe një shqiptare?

Lyra Kryeziu është një grimiere shqiptare e cila jeton dhe punon në Washington. Ajo është kujdesur për grimin e hitit të “Despacito” në shfaqjen e tij të fundit “Hispanic Heritage Awards”. Në llogarinë e saj në Instagram, Lyra ka postuar një foto me Luis Fons-in duke shprehur emocionin që ka qenë pjesë e grupit të tij të punës.