Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se 12 vitesh, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove.

Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë. Më poshtë, ju sjellim fotot e dy përfaqësueseve të SHBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.

Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.

Artikulli paraprakVENDIM PËR TAHIRIN/ LSI: RAMA ËSHTË ‘SHEFI I MADH’ QË PROJEKTOI TRAFIKUN E DROGËS, DREJTËSIA ËSHTË MARRË PENG
Artikulli tjetërARRESTOHET SALI BERISHA, GJYKATËS NË PEJË