BELOTTI, OLIVA, E NERVI, TRE PJESTARËT E TJERË TË STAFIT TEKNIK .

Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri do të sjellë me vetë në Shkodër gjithë stafin te tij teknik që do ta ndihmojnë atë në drejtimin e skuadrës shkodrane. Ndonse ardhja e tyre është shtyrë disa ditë, pritet që të shtunën të jenë në Shkodër dhe të nisin senacat stërvitore. Por Raineri tashmë ka bërë të ditur dhe emrat e nidhmësve me të cilët do të kërkojë të ndërtojë një ekip pretendent në Kupat e Europës ashtu siç është shprehur nga drejtuesit e skuadrës.

Kështu së bashku me Rainerin do të vijë, zëvndës trajneri Davide Belotti. Trajneri i portierave Sabino Oliva dhe përgatitësi atletik Daniele Nervi. Star plus pasi ka përcjellë informacionet për trajnerin, tashmë ka bërë një tjetër kërkim për emrat që do të vijnë në shkodër, dhe për ti pasqyruar informacionet e tyre për të gjithë tifozët e Vllaznisë.

Kush është zëvëndës trajneri i Vllaznisë, Davide Belotti, krahu i djathtë i trajnerit Raineri?

Për transperencë dhe të tifozëve, i vetmi prej gjithë stafit që do të vijë në Shkodër që ka më shumë të dhëna, është pikërisht zëvëndës trajneri Belotti. Të dhënat që jepen për karrierën e tij qoftë si futbollist por dhe si trajner janë të shumta e mund të gjenden shumë lehtë ndryshe me emrat e tjerë të stafit, që ka një vështirësi të madhe për të marrë informacion. Beloti në gjithë karrierën e tij ka luajtur me ekip që kanë milituar në kategoritë e ulëta të futbollit Italian. Ndërkohë që profesionin e trajnerit ai e ka ushtuar që nga viti 2008 me ekip si Bellinzona, Ticino e Biaschesi dhe së fundmi do të jetë pjesë e kuqebluve. Për karrierën e tij nuk jepen shumë të dhëna apo cilësi si trajner. Vetëm si futbollist ai është aktivizuar si mbrojtës. 

Kush është trajneri i portierave të Vllaznisë Sabino Oliva?
Për trajnerin e portierave Sabino Oliva nuk ka shumë të dhëna që jepen gjatë kërkimeve në interenet. Lehtësisht mund të gjendet një intervistë e botuar që në vitin 2009 ku ai ka qenë trajner tek skuadra e Beneventos në itali, ndërsa nuk ka shumë informacion për kualifikimet e tij apo aftësitë.  Përsa i përket intervistës që ai ka dhënë që në vitin 2009 cilësohej si një trajner me prespektivë.

Kush është përgatitësi atletik i Vllaznisë Daniele Nervi?
Vetë fjala përgatitës altetik të lë të kuptosh se përsoni në fjalë duhet të ketë një arsim të caktuar. Jo se janë më pak të parëndësishëm kualifikimet e stafit që është përmendur më sipër. Por gjatë kërkimeve në internet për Daniele Nervi, ai është i vetmi që kualifikimet e tij i ka bërë publike dhe në rrjetin  e tij social facebook, ndryshe nga gjithë pjesa e tjetër e stafit të kuqebluve. Përsa i përket arsimimit Nervi është i kualifikur  ku dhe ka postuar disa foto në profesionin e tij si përgatitës altetik.

Këto janë dhe të dhënat e gjithë stafit teknik që do të drejtojë skuadrën e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Duke i bashkuar këtu dhe informacionet e trajnerit Raineri, duket qartë që pankina e kuqelbuve është pa emra të mëdhenj e kryesisht me trajnerë të prespektivës. Ndaj mebtet për tu parë se çfarë pune do të bëjnë në Shkodër dhe a do të arrijnë dot që të plotësojnë pretendimet e drejtuesve të ekipit.

Artikulli paraprakSHËNGJINI KUNDËR BASHKIMIT ME LEZHËN
Artikulli tjetërSHQIPTARËT I JAPIN FUND AVENTURËS NË EUROPË