Gjatë sezonit veror janë kryer një vazhdimësi kontrollesh nga AKU-ja, në mjaft subjekte, kryesisht në zonat bregdetare, me qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë ushqimore.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në restorante, ka evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant  në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Artikulli paraprakRAMA: PLATFORMA ZGJIDH EDHE HALLET E EMIGRANTËVE, NDËSHKIM ‘SHUSHUNJAVE’
Artikulli tjetërËNDËRRONI TË STUDIONI NË SHBA? AMBASADA AMERIKANE THIRRJE TË RINJVE: SI TË MËSONI PËR APLIKIMET ONLINE