Ndërsa nuk ka siguruar ende kuorumin e nevojshëm të anëtarëve për tu vënë në funksionim, në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë 110 kërkesa të depozituara që presin shqyrtimin.

Shifrat u bënë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate, Eugen Papandile, në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua buxheti për këtë gjykatë dhe institucionet e drejtësisë.

Papandile paralajmëroi se më nisjen nga puna të Gjykatës së Lartë ky numër mund të shumëfishohet.

Ulsi Manja: Sa është numri i kërkesave të depozituara në Kushtetuese?

Eugen Papandile: Nuk kam shifër tamam, por diku 110. Por në momentin që Gjykata e Lartë të fillojë nga funksionimi mund të bëhet dhe 1010. Do ketë fluks të madh kërkesash dhe për këtë jam i bindur.

Artikulli paraprakTHIRRJET ‘RAMA IK’ NË STADIUM/ BASHA: TË HAPË RRUGËN!
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU NË VATIKAN,DREKË PËR 1500 TË VARFËR