Gjatë seancës së Kuvendit ku pritet të diskutohet edhe pr.ligji për Teatrin, kreu i PD Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme qëndrimin e shumicës për të mos iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga opozita.

Lulzim Basha hodhi akuza me fjalor të ashpër në drejtim të shumicës duke i quajtur hajdutë.

“Nuk kemi asnjë iluzion u bësh pyetje hajdutëve është e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje, keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës, po përdorni procedurën me emergjencë, mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin,

por që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën kuvendit thirrini mendjes. Ku ju çon mendja mor fatkeqë.

Mendoni se do mbuloni vjedhjen e shekullit. Mendoni se do mbyllni gojën me një palo etike. Kodi i etikës është mos u merr me ministra të lidhur me krimin dhe drogën”- tha Basha.

Pas fjalës së Bashës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se do kërkohet nga Byroja e Kuvendit masë ndëshkimore për kreun e PD për gjuhën e papranueshme që përdori.

Artikulli paraprak‘BALILI’/DONALD LU: DËSHTUAN PROKURORIA, POLICIA DHE QEVERIA, S’KANË VULLNET PËR TA ARRESTUAR
Artikulli tjetërRAMA: S’KA TË PAPREKSHËM, POLICIA NË PARAMETRAT QË KËRKON BE