Ka përfunduar mbledhja e Byrosë së Kuvendit e kërkuar nga dy grupet të PD dhe PS.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi ka bërë të ditur vendimet e Byrosë.

Përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi ka qenë vendimi për deputetët e PD Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

Ndërsa sa i takon ultimatumeve të Sali Berishës në Kuvend, Hysi tha se Byroja vendosi t’i tërheqë vëmendjen ish-kryeministrit. Sipas saj, masa nuk ka qenë drastike duke marrë parasysh moshën e Berishës.

“Për Berishën kishim parasysh edhe moshën. Këngë të tilla patriotike të tiall nuk mund të përdoren nga shqiptarët kundër shqiptarëve”.

Byroja ka diskutuar edhe për Bashën, ku sipas Hysit edhe atij i është tërhequr vëmendje.

Sa i takon kryeministrit Edi Rama, për të cilin PD kërkoi përjashtim nga Kuvendi, Byroja nuk ka marrë asnjë masë.

Artikulli paraprakIU DREJTUA BALLËS ME FJALOR BANAL, BASHA KËRKON NDJESË: TRIUMFOI INSTIKTI I PRINDIT
Artikulli tjetërMETA: VETTINGU NË POLITIKË DOMOSDOSHMËRI, TË GJENDET MËNYRA PËR TU REALIZUAR