Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon në selinë blu një takim me kryetarët e degëve në rrethe. Takimi ka nisur në orën 17:00, ndërsa po diskutohet për organizimin e PD, proces i nisur pas mbledhjes së Kryesisë pak ditë më parë.

Në këtë mbledhje Basha po u komunikon kryetarëve të degëve vendimet dhe asaj që pritet të ndodhë në vazhdim. Ndërkohë që kryetarët e degëve po raportojnë mbi rezultatin e analizës së humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pak ditë më parë Kryesia e PD vendosi që në fund të Prillit në datat 28 dhe 29 të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë, ndërsa është ngritur një grupe pune për kritikat dhe propozimet.

Disa përfaqësues të grupit të punës mësohet se kanë zhvilluar takime me disa nga kritikët e Bashës, Patozin dhe Boden, të cilët kanë hartuar platformën për ringritjen e PD.

Artikulli paraprakPOLICIA E LEZHES KONFERENCE PER SHTYP PER NDALIMET E ZYRTAREVE
Artikulli tjetërKORRUPSIONI, SHQIPËRIA NË VENDIN E 20-TË