NË 17:00 SEANCA PËR 5 DEKRETET E PRESIDENTIT
Sapo ka filluar séanca e pare e sesionit te ri parlamentar te Kuvendit te Shqiperise, e lajmeruar per oren 17:00.

Por ashtu sic kishte parlajmeruar, Partia Demokratike nuk do te marre pjese ne punimet e kesaj séance.
Qendrimi eshte bere publik nga kryetari Lulezim Basha, gjate mbledhjes se grupit parlamentar te demokrateve, me argumentin se zeri I opozites nuk degjohet ne Kuvend.
Basha tha gjtihashtu se PD do t’I coje ne Gjykaten Kushtetuese te 5 ligjet e kthyera nga Presidenti, e qe mazhoranca I ka perfshire ne rendin e dites se sotme te Kuvendit.
Konkretisht, ne pikat 5, 6, 7, 8 dhe 9 te rendit te dites jane rivotimet e ligjeve te kthyera nga Presidenti Nishani, per: Shkollen e Magjistratures, Gjykaten Adminsitrative, KLD-ne, Policine e Shtetit dhe Reformen Territoriale.