Me 75 vota pro Kuvendi ka miratuar ligjin për ndalimin e lojrave të fatit.
Deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për lojrat e fatit.

Ndërsa me 74 vota pro deputetët e mazhorancës rrëzuan dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar. Ndërsa mësohet se ministri për Diasporën Pandeli Majko nuk ka votuar për rrëzimin e dekretit të Presidentit, Ilir Meta.

Votimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama.
Rama: Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një atë.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi po me 75 vota pro edhe projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.