Një sallë më shumë se gjysma bosh ajo e seancës së Kuvendit paraditen e sotme, e cila parashikohet të jetë dhe e seanca e fundit plenare për këtë sesion.

Ndërkohë që janë planifikuar 14 pika në rendin e ditës shumica e karrigeve janë bosh.

PD ka njoftuar se do të jetë vetëm pak minuta në seancë për të bërë një deklaratë, ndërsa deputetët e LSI-së u larguan pas një orë.

Agjencia e fotografisë, LSA ka fokusuar disa momente nga ajo çfarë po ndodh brenda. Dihet që fotoja kap detajet dhe ato që të bien në sy është fytyra e vërenjtur e ministrit të Diasporës Pandeli Majko.

Apo dhe mimikat me duar të ministrit Damian Gjiknuri që duket se po i shpjegon diçka kolegëve ministra.

Nga gjestet me duar duket që tema e diskutimit është tepër serioze dhe ka marrë të gjithë vëmendjen e ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duket indiferente.