Kuvendi i Shqipërisë ka nisur porceduarat për plotësimin e vakancës së gjyqtarit Bashkim Dedja në Gjykatën Kushtetuese.

Dedja u shkarkua nga Komisioni i Posatçëm i Apelimit më datë 17 dhjetor.

Në njoftimin e Kuvendit, është publikuar edhe kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati për të zënë vendin e gjyqtarit në Kushtetuese.

Kërkesa për aplikim nga ana e gjyqtarëve për postin duhet të paraqitet brenda datës 23 janar 2019 dhe lista e tyre do të publikohet nga Kuvendi. Lista më pas do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dedja u shkarkua nga KPA-ja pasi nuk justifikonte pasurinë dhe nuk shpjegonte burimin e të ardhurave financiare.

PUBLICITET