Në Kosovë pritet të mblidhet një seance parlamentare për të votuar marrëveshjen për çështjen e kufirit, çështje kjo që ka ngjallur shumë reagime.

Kjo marrëveshje për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, sipas draftit të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë ka gjetur mbështetje nga mazhoranca në Kosovë, por është kundërshtuar ashpër nga opozita. Nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, një grup i protestuesve tashmë ka arritur në qendër të Prishtinës. Kryesisht dëgjohen brohoritjet: “Vetëvendosje…”, “Hajnat në burg…” e të tilla si këto, raportojnë mediat kosovare. Protesta e Vetëvendosjes po organizohet si pjesë e aktiviteteve politike në kundërshtim të ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët tashmë kanë arritur në sallën plenare, janë duke pritur që në këtë sallë të arrijnë edhe deputetët e PDK-së e Listës Serbe.Në Kuvend janë dhe kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Seanca e planifikuar të nisë në orën 11: 30 nuk ka nisur ende.

Artikulli paraprakKUJDES NGA FACEBOOK, OPSIONI “PEOPLE YOU MAY KNOW” JU CËNON PRIVATËSINË
Artikulli tjetër7- 8 SHTATOR, TIRANA, KRYEQYTETI I TË DREJTAVE TË NJERIUT