SEANCA E PARË E PARLAMENTIT, TË HËNËN NË  ORËN 17:00.
Te pese dekretet e presidentit te Republikes, jane rrezuar te premten nga Kuvendi I Shqiperise.

Ne mbledhjet e Komisionit të Ligjeve dhe te Komisionit te Sigurisë Kombëtare, te mbajtur pa praninë e opozitës, u rrezuan dekretet për Reformën Territoriale, për Shkollën e Magjistraturës, për KLD-në, për Gjykatën Administrative, ndersa Komisioni i Sigurisë rrezoi dekretin për Policinë e Shtetit. Gjate diskutimit te Reformës Territoriale, deputetet e shumices u shprehen se presidenti e rrëzoi në mënyrë absurde këtë kryereformë. Ndersa me I rende ka qene ndeklarimi I deputetit Spartak Braho gjate diksutimit per Gjykatën Administrative. Braho tha u kerkon relatorëve të mos e zgjasin këtë komedi. Presidenti shpërdoroi detyrën, tallet me Kuvendin. Te njejtin qendrim kane pasur deputete e shumices edhe per dekretin per KLD. Sipas tyre, është për të ardhur keq që ligji u kthye nga presidenti për një nen. Ndërsa Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrezoi me  15 vota dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë së Shtetit.
Ne mengjes konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin 3-javor për punimet e Kuvendit, ku u përfshinë edhe 5 dekretet që Presidenti riktheu në Kuvend. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve i parapriu seances së parë të Parlamentit, te henen ne oren17:00. Megjithate, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka deklaroi se Kryeministri dhe kryetari I Kuvendit, në mënyrë të përsëritur dhe me paramendim janë bërë edhe një herë bashkëpunëtor në një krim të rëndë, ne shkeljen e Kushtetutës.

 

 

 

 

Artikulli paraprakSERBËT VRASIN EDHE NJË SHQIPTAR TJETËR
Artikulli tjetërMËSUESIT E DHJAMOSUR TË FISKULTURËS