Sot Parlamenti i Kosovës do të mbajë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për ndalimin e ish- kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.

Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së. Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia. Ndërkohë avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, e ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të Haradinaj në Serbi, por ka shtuar se Beogradi mund ta zvarrisë proçesin dhe Haradinaj të mbahet në Francë për 40 ditë. Ai madje thotë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga Interpoli që nga listat e Serbisë, të fshijë fldetëarrestet për 20 persona, mes tyre edhe të Haradinajt, dhe pret që kjo të ndodhë nga 16 janari. “Është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe nevojitet 30 ditë për tu aprovuar kjo kërkesë prej Interpolit. Sa kam unë informacion, asnjë kërkesë deri më tani, Interpoli nuk ja ka refuzuar UNMIK-ut. Kërkesa është bërë me 16 dhjetor dhe pritet që deri më 16 janar të jetë pastruar”.

Artikulli paraprakPËRSËRITET 1985-SA, NË SARANDA BIE BORË
Artikulli tjetërDHUNONTE BASHKËSHORTEN, ARRESTOHET POLICI