Me ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët.

Dhe pikërisht në seancën e sotme plenare deputetët dhe ministrat po diskutojnë dhe ngrenë problemet dhe shqetësimet në zonat e tyre.

“Vendi u godit nga një tërmet që tronditi jo pak qytetarët në Tiranë dhe në Durrës. 154 persona të lënduar me dëmtime të lehta, por qindra banesa. Tre pallate u bënë të pabanueshme.

Jam shumë krenare që reagimi i shtetit ishte i një reagimi tjetër, ndryshe nga e shkuara. Shteti ka qenë në këmbë. Dua të garantoj gjithë familjet e prekura që fondet dhe asistencat do ua dërgojmë për rehabilitimin e situatës” u shpreh Olta Xhaçka.