Kuvendi ka zgjedhur këtë të enjte vetëm me votat e maxhorëncës katër nga pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi. Komisioni i Ligjeve i përcolli Kuvendit një listë me nëntë kandidatë.

Artan Spahiu, Saimir Vishaj, Irena Nino dhe Lindita Rusmaili morën votat e nevojshme nga deputetët për t’u zgjedhur në strukturën e re që do monitorojë zbatimin e ‘Drejtësisë’. Pesë kandidatët e tjerë Andi Murataj, Saimir Shehri, Gëzim Allaraj, Suzana Pasha dhe Ilir Kadiu ishin më pak të votuarit nga ligjvënësit e maxhorancës.

Ndërkohë, Kuvendi nuk ka arritur të kompletojë trupën e kësaj strukture me pesë anëtarë dhe si rrjedhojë gara duhet të hapet edhe njëherë nga e para për një vend. Anëtarët e e Këshillit Mbikëqyrës të zbatimit të Reformës në Drejtësi u zgjodhën vetmë me votat e maxhorancës, pasi opozita bojkotoi punimet e Kuvendit dhe zhvilloi një mbledhje paralele në Vlorë.

Anëtarët e zgjedhur:Artan Spahiu;Saimir Vishaj;Irena Nino;Lindita Rusmaili;

Nuk u zgjodhën:Andi Murataj;Saimir Shehri;Gëzim Allaraj;Suzana Pasha;Ilir Kadiu.