KOALICIONI I VËSHGUESVE KA PËRCAKTUAR DISA NGA PROBLEMET E ZGJEDHJEVE. Koalicioni i vëzhguesve vendor pas përfundimit të zgjdhjeve publikon raportin e katërt të monitorimit të këtij procesi. Ndonëse këto zgjedhje u karakterizun nga qetësia dhe shpejtesia në numërim, për këtë koalicion nuk munguan fenomentet e cënimit të ligjshmërisë.

Përfaqësuesja e këtij koalicioni Greta Meta u shpreh se edhe në këto zgjedhje nuk mungoi fenomeni i blerjes së votës. Ajo i bëri thirrje organeve hetimore të hetojnë lidhur me këtë fenomen. Raporti përcakton problematikat e vëna re edhe gjatë periudhës parazgjedhore. Sipas përfaqësuesve të koalicionit, u tejkaluan afatet për listat e zgjedhësve ne qendrat e votimit. Një tjetër shqetësim i ngritur në raportin e Koalicionit të vëzhguesve vendor lidhet edhe me mënyrën e përcaktimit të anëtarëve të komisioneve ne qendrat e votimit dh etë numërimit.