Ky eshte burgu ku para pak kohesh u burgos per shkak se nuk kishte dokumenta i riu 23-vjeçar Florenc Beqiri. I riu në Francë gjendeT prej disa ditësh në gjendje kome në një spital në Marseille të Francës. I riu vetëm 23-vjeç i quajtur Florenc Beqiri ishte i burgosur në një burg në Francë pasi u kap nga policia pa dokumenta. Familjarët e tij pak ditë më parë bënë thirrje për ndihmë pasi sipas tyre 23-vjeçari është dhunuar nga shokët e qelisë dhe kanë dashur t’a vrasin.

Por sipas autoriteteve franceze, i riu ka tentuar vetëvrasjen duke pësuar lëndime të rënda dhe ka rënë në koma. “Jemi duke bërë me dije mediat shqiptare se në qytetin e Francës, në Marseille është vrarë një djalë 23 vjeç, Florenc Beqiraj i cili për shkak se nuk kishte letrat me vete, është futur në burg për dy javë. Ai pas pak ditësh e merr në telefon një shokun e tij dhe i thotë se në qoftëse nuk vjen këtu, mua do të më vrasin.

Nuk kalon disa orë dhe personi na njofton në telefon se ky ka vdekur…personi në këtë moment që po filmojmë është i vdekur thjeshtë mosha e tij 23 vjeçare bën që zemra e tij të punojë dhe doktorët e këtij spitali na kanë thënë që duhet t`ia heqim tubat sepse ky person ka vdekur dhe kushton shumë”, -thotë personi në video

Artikulli paraprakVENDIMI I QEVERISË, E SHTUNA DITË PUNE PËR ADMINISTRATËN
Artikulli tjetërPROTESTA, PROÇEDOHEN DEPUTETË DHE PROTESTUES