Detaje të reja zbardhen në lidhje me laboratorin e heroinës të gjetur në fshatin Brenog të Hasit.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se personat kryesorë të këtij laboratori janë larguar disa ditë para se të bëhej operacioni.

Dyshimet janë se mund të ketë pasur dekonspirim në rradhët e hetuesve, por policia i mohon.

Personi që cilësohet si ideuesi dhe pronari i këtij laboratori, Admir Hoxha është larguar nga Shqipëria pak ditë para aksionit.Ai është shpallur në kërkim.

Gjithashtu në kërkim janë edhe dy turqit Nejdet Cesuroglu dhe Iskender Sale.
Cesuroglu është larguar nga Shqipëria 15 ditë para se të bëhet operacioni, ndërsa Sale 9 ditë para.