Një 34-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për vrasje me paramendim ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej tre ditësh në Laç.

Babai i shtetasit Kejsi Hysa së bashku me bashkëshorten e personit që ka humbur kanë deklaruar se kanë humbur kontaktet me të që më date 5 korrik.

Sipas burimeve Kejsi Hysa do të takonte një person me H.R në Nikël të Fushkrujës i cili ka një mobileri, nga ajo ditë ai ka humbur kontaktet me familjet e tij.Personi nga Nikla deklaron se ka folur në telefon me të, por nuk janë takuar.

Kejsi Hysa banor i lagjes nr 2 në Laç dhe familja e tij ka një supermarket pikërisht në këtë zonë. Hysa po ashtu ka në pronësi një lokal në zonën e Niklës.

Ai akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të pronarit të një lavazhi rreth dy vite më parë në Sarandë

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut. Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.

Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin! Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb

Zoti Berisha jam nje qytetar nga Laçi me emrin Asllan Hysa kam nje problem te jashtëzakonshme me date 5 ora 9:30 ka humbur kontaktet cuni vllajt me emer Keisi Elion Hysa ne zonen e Nikles Fushkruj

dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e Lacit edhe nuk reagojne as Laci as Kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”-perfundon statusi I ish-Kryeministrit Berisha.

 

 

Artikulli paraprakBANORËT KUNDËRSHTOJNË EMËRTIMIN E RRUGËS
Artikulli tjetërRRUGA E POLICISË NË ERRRËSIRË