Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 6:00 të ditës së sotme . Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.

Tre zjarrfikëseve u janë dashur rreth dy orë e 30 minuta për neutralizimin e flakëve. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forca të shumta policie si dhe një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.Nga zjarri masiv nuk persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

I gjithë malli që ndodhej brenda tregut është djegur plotësisht. Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa tregtarët shprehen se ka pasur prej kohësh konflikt mes pronarit të tregut industrial si dhe pronarëve të tokës ku është ndërtuar tregu.

Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 100 tregtarë, të cilët tashmë nuk kanë asgjë dhe do të kalojnë një fundvit të varfër në shtëpitë e tyre.

Flakët e zjarrit rrezikuan një biznes privat ngjitur me tregun, ku ndodheshin edhe disa bombula gazi, por ndërhyrja në kohë e punonjësve të zjarrëfikseve shmangu përfshirjen e godinës nga flakët.