Laçi ka marrë një kualifikim drithërues për në fazën e dytë paraeliminatore të Europa Leagues.

Kurbinasit mposhtën me rezultatin 1-0 qipriotët e Anorthosis dhe në këtë mënyrë kualifikohen falë golit në fushën kundërshtare pasi takimi i parë në Qipro përfundoi 2-1.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Myrto Uzuni i cili në minutën e 88 realizoi bukur me kokë duke bërë që i gjithë stadiumi të shpërthejë nga festa.

Deri në minutat e fundit rezultati qëndroi i pandryshuar dhe në këtë mënyrë kurbinasit legjitimist festojnë kualifikimin në turin tjetër të Europa Leagues.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërZJARR I MADH NË DHËRMI