BANORËT SHPREHIN REVOLTËN NDAJ BASHKISË SEPSE S’KA MBAJTUR PREMTIMET.Lagja Loguçesme në qytetin e Shkodrës prej vitesh është lënë në harresë të plotë. Asnjë investim nuk ka për banorët e asaj zone të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë gënjyer.

Pas kaq vitesh, banorët janë të revoltuar me Bashkinë e Shkodrës për mungesën e një investimi për rikonstruksionin e rrugës.Ndue Maraçaj, veçse një prej banorëve të Loguçesmes është edhe antar në Këshillin Bashkiak i cili shpesh herë ka ngritur zërin.Në lagjen Lukuçesme janë një numër i konsiderueshëm familjesh që jetojnë atje. Gjatë gjithë këtyre viteve kanë marrë shumë premtime por deri më tani asnjë premtim nuk është mbajtur.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/bylUiIZ65Io” frameborder=”0″ allowfullscreen ]