Në lagjen “Partizani” të Shkodrës rruga përmbytet sa herë bie shi. Kanë mjaftuar pak orë me reshje shiu që 2 rrugë ne këtë lagje ajo e “Paqes” dhe “Bashkimi i Shqiptarëve” të

mbulohen nga prania e madhe e ujit, kjo si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe kanalizimeve në rrugë.

Gjatë një vëzhgimi të bërë shihet qartë se jo vetem ne periferi por edhe brenda qytetit shume lagje dhe rruge dytesore mbushuara me ujë duke u bërë të pakalueshme në ditë me shi. Banorët e lagjes nuk pranojnë që të prononcohen.

Ata thonë jashtë kamerës se janë zhgënjyer nga premtimet e bëra gjatë fushatave elektorale nga deputet dhe pushtetarë ndaj mendojnë se i kanë humbur të gjitha shpresat e ne qytetin e Shkodrës kjo situate përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu,

duke krijuar nje gjendje vërtet e problematike, e per pasoje duke veshtiresuar levizjen e kembesoreve dhe automjeteve mjeteve.Ditët me shi janë stress me vete për këta banorë dhe cdo qytetar.

Deri në ndërhyrjen që do të realizohet në këto zona ku ka probleme, banorët janë të detyruar të jetojnë me ujin dhe baltën që mbizotëron pafund.