Laguna e Kune-Vainit eshte lene ne harrese. Dita-dites kjo bukuri natyrore rrezikon nga nje sere faktores. Rruga qe te qon ne kete perle te natyres eshte e degraduar, ndersa askush nuk kujtohet per te vene dore ne riparimin e saj.

Kune Vain eshte nje nder zonat me te vizituara, ku turistet e kane perzgjedhur si destinancion terheqes te cilet kane edhe nje mesazh ndaj instancave perkatese qe te investojne ne kete zone.

Problemin ne fjale e shpreh edhe Specialisti i Mjedisit Jak Gjini, i cili thote se mungesa e investimit, sidemos ne infrastrukture ja humbet vlerat dhe ul numerin e vizitoreve

Laguna e Kune Vainit eshte nje sistem ligatinash, ku perfshihen laguna e keneta, ujera detare dhe bregdet, toka nen nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota.

Ishulli i Kunes eshte nje zone e mbrojtur e veçante, shume i rendesishem per zogjte IBA në nivel kombetar dhe nderkombetar.