Bota e futbollit ka aarrë sot një tjetër lajm tronditës pas atij të Jose Antonio Reyes në fundjavën e kaluar.

Ish-presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje në moshën 89-vjeçare.

Më shumë se sa për qeverisjen në institucionin më të lartë drejtues në Europë, Johanson do të mbahet mend si ideatori dhe mbështetësi më i madh i formulës që aktualisht ka kompeticioni i Champions League.

Johanson është me origjinë nga Suedia dhe lindi në vitin 1929, ndërsa kontaktin e parë me futbollin e pati te skuadra e tij e zemrës AIK Solna, ku mori një post drejtues.

Artikulli paraprakLIROHEN 40 TË ARRESTUARIT E PROTESTËS SË OPOZITËS, 2 MBETEN NË BURG
Artikulli tjetërADOLESHENTËT I VJEDHIN GJERMANIT 50 EURO, NJË 20-VJEÇAR PËRMBYS MAKINËN GJATË DREJTIMIT