FUSHË-ARRËZ, VDES PUNËTORI. ZHVILLIMET GJATË 24 ORËVE PËR RENDIN DHE SIGURINË PUBLIKE.

Më datë 27.10.2014, në ora 09.10, jemi njoftuar se në qytetin Fushë-Arrëz, rrethi Pukë, është dëmtuar në kokë, duke punuar si punëtor në një banesë private, shtetasi: Sokol Kadria 48 vjeç, banues në qytetin Fushë-Arrëz, i cili gjatë rrugës për në Spitalin e Pukës, ka gjetur Vdekjen. 

17 VJEÇARI ARRESTOHET PËR PLAGOSJE. Më datë 26.10.2014, në orën 22.00 , për veprën penale të «  Plagosjes së lehtë me dashje », u arrestua në flagrancë shtetasi Kristjan Docaj, vjeç 18, banues në fshatin Grudë e Re dhe u proçedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi J.S vjeç 17,  banues në fshatin Grudë e Re, pasi në një lokal në fshatin Shtoj i Ri, pas një konflikti, kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.P vjeç 18, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, duke i shkaktuar plagosje të lehtë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/x5N4kK-Tn0Q?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakENERGJIA. SI ËSHTË SITUATA NË SHKODËR
Artikulli tjetërGRABITJA NË LEZHË, SHOQËROHEN 15 PERSONA