KUNDËR NDËRTIMEVE PA LEJE
NJË I ARRESTUAR E NJË PROCEDOHET
Me datën 29 gusht 2014,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit NL, 46 vjec, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në Lagjen “Skënderbeg” të qytetit Shkodër, po ndërtonte një objekt pa leje ndërtimi.

Me datën 30 gusht 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases M.Gj, 49 vjece, banuese në Velipojë, sepse është konstatuar se në vendin e quajtur Gomziqe,  kjo shtetase po bënte një ndërtim pa leje.
Materialet per keto dy raste, kane kaluar në Prokurori sipas nenit 199/a te Kodit Penal.

ADOLESHENTI THER 20-VJEÇARIN
NGJARJA  NË LAGJEN “SALO HALILI” NË SHKODËR
Me datën 29 gusht 2014,  filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  K. M. vjeç 17, banues në Shkodër, sepse ky shtetas në vendin e quajtur Lagjja “Salo Halili” Shkodër, pas një konflikti për motive banale ka goditur me thikë duke e plagosur lehtë shtetasin E. R., 20 vjec. Po punohet për kapjen e shtetasit K. M.

GRATË SHAJNË E FYEJNË NJËRA-TJETRËN
NJËRA 50-VJEÇARE, TJETRA 54 VJEÇE
Me datën 30 gusht 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases T. P., 50 vjece, banuese në Shkodër. Procedimi filloi pasi kjo shtetase për motive të dobëta ka fyer shtetasen M. H., 54 vjece, banuese në Shkodër.

PROCEDOHET PËR PRERJEN E PYLLIT
DËMTOI PYLLIN PËR TË HAPUR RRUGË
Me datën 29 gusht 2014,  filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Pashk Gj., vjeç 54, banues në Fshatin Breg, Pukë. Procedimi filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Lumzi, ku ky shtetas ka një licensë për shfrytëzimin e lëndës drusore, është konstatuar se ka hapur rrugë dhe dëmtuar pyllin jashtë zonës së licensuar për shfrytëzim.

TJETËR VJEDHJE BANESE
SHTOHEN RASTET E VJEDHJES NË SHKODËR
Me datën 29 GUSHT 2014, filloi procedimi penal pasi është konstatuar vjedhja me thyerje e banesës së shtetasit H. H., 65vjec banues në Shkodër. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet në Prokurori, sipas nenit 134 te Kodit Penal.

Me datën 30. 08. 2014, filloi procedimi penal pasi në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Melgushë”, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga automjeti tip Benz me targa TR 7277 N, i cili drejtohej nga shtetasi Përparim Zagani, vjec 34, banues në Shkjezë, Komuna Bushat. Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit i cili me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë në Spitalin Rajonal Shkodër, ka humbur jetën. Materialet në Prokurori, neni 290/1 të Kodit Penal.